Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anketim/ Shqiptaret: Liberalizimi I Vizave Jep Dinjitet Dhe Afron Mundesi Per Njohjen E Europes
English

Anketim/ Shqiptaret: Liberalizimi I Vizave Jep Dinjitet Dhe Afron Mundesi Per Njohjen E Europes

TIRANE, 15 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Për shqiptarët, liberalizimi i vizave dhe antarësimi i vendit në BE, do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm të jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore, por nga ana tjeter, është edhe një mundësi për të njohur Europën me gjithçka afron ajo. Në një anketim të ATSH-së sot, se ç'do të thotë anëtarësimi në BE për Shqipërinë, qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme mendojnë se që të jesh pjesë e BE-së do të thotë më shumë mundësi përfitimi dhe bashkëpunimi. Një pjesë e tyre nuk mbeten indiferentë ndaj detyrimeve, ku secili duhet t'i zbatojë dhe t'i respektojë ato, sikurse ndodh në të gjitha vendet e tjera. Për grup-mosha të thyera, kryesisht të dalë në pension, kryesore mbetet liria e lëvizjes, pasi për ta është e vështirë dalja jashtë kufijve të vendit, ndërsa proçedurat që afrojnë ambasadat, të lodhshme. "Nuk do të pres më në rradhët e pafundme pas dyerve të ambasadave, se do të udhëtoj me dinjitet për te vizituar fëmijët e mi që jetojnë jashtë", shprehet një pensioniste e moshuar. Grup-moshat mes 40-50 vjeç mendojnë se liberalizimi i vizave, qoftë edhe tre-mujore do t'u japë më shumë dinjitet qytetar, pasi nuk do të duhet të mbeten në zonat aeroportuale për vendet e treta kryesisht. Nga ana tjetër, ata mendojnë se kjo proçedurë afron një mundësi të madhe për njohjen e vendeve, kulturave të ndryshme perëndimore. Qytetarja Mira V. rreth të 50-ve mendon se "të udhëtosh pa viza, qoftë dhe për 90 ditë në një 6-mujor, është një e drejtë njerëzore, aq më shumë per ne, që e kemi pasur endërr, pa folur për stresin që krijojnë ecejaket nëpër zyra deri sa të mund ta marrësh, apo jo një vizë, qoftë dhe turistike". Një grup studentësh të Universitetit Europian të Tiranës të pyetur në anketimin e ATSH-së, thonë se liberalizimi i vizave do t'u krijojë akses për më shumë udhëtime, njohje të programeve studimore të Universiteteve të tjera dhe më pas, zbatimi i këtyre praktikave në fakultetet në vënd. "Liberalizimin e vizave duhet ta shohim si mundësi për përfitimin e ekspëriencave në vendet e tjera dhe sjellja e tyre në vëndin tonë", thotë një prej tyre. Vendimi i Komisionit Evropian, për përfshirjen e Shqipërisë në listën e bardhë Schengen shënon hyrjen me sukses në etapën përmbyllëse të procesit për liberalizimin e vizave për vendin, por edhe njohjen nga strukturat e Komisionit Evropian të rezultateve që ka arritur qeveria në përmbushjen e kritereve për të katër blloqet e Udhërrëfyesit. Ky proces i paralajmëruar nga kreu i ekzekutivit Sali Berisha dhe nga diplomacia ndërkombëtare, ka përforcuar besimin tek qytetarët se liberalizimi i vizave dhe antarësimi në BE, do ti bëjë të ndjehën të barabarte si dhe mundësi bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm me vendet anëtare të BE-së. Ndërkaq, drejtues të disa prej institucioneve kryesore, kanë ndërmarrë një fushatë informuese për sensibilizimin e qytetarëve shqiptarë mbi liberalizimin e vizave dhe sidomos, mbi të drejtat që mund të kenë ata për të udhëtuar në zonën Shengen./n.m/
KOMENTE