Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arkeologji - Ikonat Më Të Vjetra Në Botë Zbulohen Në Një Katakomb Romake
English

Arkeologji - Ikonat Më Të Vjetra Në Botë Zbulohen Në Një Katakomb Romake

QYTETI I VATIKANIT, 15 qershor /ATSH-ANSA/ - Arkeologët që po punojnë në katakombat romake të Shën Thecla kanë zbuluar ato çfarë ata besojnë se janë ikonat më të vjetra në botë, njoftoi dje Vatikani. Detaje të tjera për zbulimin do të publikohen javën e ardhshme gjatë një konference në Bazilikën e Shën Palit, njoftoi zyra e shtypit e Vatikanit. Zbulimi u bë në të njëjtin varr antik ku gjatë një restaurimi rutinë qershorin e kaluar, arkeologët zbuluan ikonën më të vjetër deri sot të Apostullit Pal. E përditshmja e Vatikanit, "Osservatore Romano", kishte njoftuar se stili i ikonës sugjeron se i përket shekullit të katërt ose të pestë pas Krishtit. Ekspertët besojnë se ikonat e zbuluara së fundmi i përkasin të njëjtës periudhë. Katakombat e Shën Thecla nuk janë shumë larg nga Bazilika, ku apostulli është varrosur. /e.v/
KOMENTE