Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 15 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 15 Qershor 2010

KRYESORE ----------------- OCH/BICHKEK/XHALAL-ABAD - Vazhdon situata në jug të Kirgistanit pas dhunës ndëretnike që shkaktoi të paktën 170 viktima dhe qindra mijëra të shpërngulur drejt Uzbekistanit, i cili ka mbyllur kufirin. RUSTENBURG/PORT-ELIZABET/JOHANESBURG - Dita e pestë e ''Kupës së Botës'' në futboll në Afrikën e Jugut. Në Rustenburg, Zelanda e Re-Sllovaki (11:30), e grupit F. Në Port-Elizabet, Bregu i Fildishtë-Portugali (14:00) dhe në Johanesburg, Brazil-Kore e Veriut (18:30), për Grupin G. PENSACOLA/UASHINGTON - Presidenti amerikan zhvillon një vizitë dyditore në shtetin e jugor të SHBA-së, të prekur nga derdhja e naftës në det. - Në Uashington, Barack Obama fjalimi solemn i drejtuar amerikanëve gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë lidhur me njollën e naftës që ka dëmtuar brigjet e vendit që prej tetë javësh. - Audit në Senat lidhur me impaktin e njollës së naftës në Gjirin e Meksikës mbi shëndetin. TË TJERA -------------- JERUSALEM - Vazhdojnë zhvillimet pas krijimit të një komisioni publik izraelit, me dy vëzhgues të huaj, që është ngarkuar të hetojë lidhur me sulmin e komandove vendase ndaj një flotiljeje ndërkombëtare më 31 maj, fakt që është kritikuar shumë nga Turqia dhe palestinezët. STRASBOURG (Parlamenti Evropian) - Konferencë për Shtyp e Komisionit Evropian i cili shpreh opinionin lidhur me përpjekjet e realizuara nga 12 vende ndër të cilat Spanja, Franca, Portugalia dhe Gjermania, për reduktimin e deficiteve të tyre eksesive. ATHINË - Vazhdon situata në Greqi ndërkohë që Agjencia e Vlerësimit ''Moody'' ka ulur notën e saj për vendin, nga "A3" në "Ba1", që e vendos vendin fqinj në kategorinë ''spekulative'' që përbën rrezik për mos pagimin e borxhit të saj publik. Athina e ka konsideruar këtë kategorizim të pabazë. SHARM EL-SHEIK - Presidenti egjiptian, Hosni Moubarak takon presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. UASHINGTON - Gjenerali David Petraeus, komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, do të mbajë një fjalim para Komisionit të Senatit për Mbrojtjen lidhur me situatën në Afganistan. BRUKSEL - Vazhdojnë negociatat politike në Belgjikë për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve legjislative./ /i.p/
KOMENTE