Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdogan: Shba Zbaton Standarde Dyfishe Për Lindjen E Mesme
English

Erdogan: Shba Zbaton Standarde Dyfishe Për Lindjen E Mesme

ANKARA, 15 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e standardeve të dyfishta për Lindjen e Mesme, por, megjithatë, theksoi se Uashingtoni mbetet mik i besueshëm i Turqisë. Kritikat e tij, Erdogan i bëri gjatë një fjalimi mbi lidhjet e ngushta të qeverisë së tij me Iranin si dhe mbi tensionet me Izraelin, gjë që ka rritur shqetësimin e Uashingtonit se vendi me shumicë myslimane, anëtar i NATO-s, po i largohet nga Perëndimit. "Largimi nga Perëndimi ose Lindja nuk është as i mundur, as i drejtë për Turqinë. Ky është një fakt i pamohueshëm, që e ka treguar historia", tha Erdogan para deputetëve në parlament. Erdogan pranoi se ka disa dallime "të rastit" me Uashingtonin, që rrjedhin nga""përdorimi i metodave të ndryshme dhe nga një listë e ndryshme e prioriteteve" në çështjet rajonale. Duke kritikuar politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, ai tha se ''SHBA flet për demokracinë, por pastaj të gjitha gjërat i bën në kundërshtim me të''. Megjithatë, Erdogan u zotua për bashkëpunim me Uashingtonin, që sipas tij mbetej ''miku i besueshëm i Turqisë''./ a.jor.
KOMENTE