English

FIFA: Boritë afrikane në stadium i dëmtojnë veshët, por nuk do të ndalohen

Pretoria, 15 Qershor, NOA – Boritë tradicionale afrikano-jugore, të cilat mbajnë emrin “vuvuzela” dhe që i kemi dëgjuar të bien pareshtur gjatë gjithë ndeshjeve inicuese të kampionatit botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”, mund të jenë katastrofale për dëgjimin.

E megjithatë, sipas një vendimi të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Fubollit (FIFA), instrumentimi i tyre prej tifozëve nuk do të ndalet gjatë gjithë këtij evenimenti të madh sportiv për gjithë botën.

Lajmin e ka publikuar vetë presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, sipas të cilit duhen marrë në konsideratë traditat e një vendi, duke i respektuar ato, e në këtë rast sipas tij, i bie që të jemi të detyruar të dëgjojmë vuvuzelat.

Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të instrumentit afrikano-jugor, duke u shprehur se nuk mund të ndalohet muzika tradicionale e tifozëve në vendin e tyre, e u ka bërë apel të gjithëve se një gjë e tillë nuk do t’u pëlqente të ndodhte në vendin e tyre.

Por duket se efektet që shkakton zhurma e vuvuzelës, tashmë të cilësuara si katastrofale për dëgjimin, po vënë në punë komitetin organizator, të kampionatit botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”, për të menduar disa masa që do ta minimizonin këtë efekt.

n.e/NOA

KOMENTE