Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi - Të Paktën 55 Të Vdekur Nga Mbytja E Një Anijeje Në Lumin Gang
English

Indi - Të Paktën 55 Të Vdekur Nga Mbytja E Një Anijeje Në Lumin Gang

LUCKNOW (Indi), 15 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 55 persona u mbytën kur anija e tyre e mbingarkuar u fundos në lumin Gang, në veri të Indisë, sipas bilancit të fundit të njoftuar nga autoritetet lokale. "Tetë viktima u gjetën sot në mëngjes, kur filluam operacionet e shpëtimit ndërprerë një ditë më parë'', theksoi shefi i distriktit, Senthil Pendiyan nga vendi i aksidentit. Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për 47 të vdekur. Sipas Pendiyan, ''në bordin e anijes ndodheshin të paktën 70 persona, ndërkohë që anija mund të transportonte deri në 30 persona''. Anija u mbyt dje në distriktin Ballia, në shtetin Uttar Pradesh, 400 kilometra në juglindje të kryeqytetit të shtetit, Lucknow. Ajo ishte marrë nga familjet që do të bënin lutje në lum sipas riteve të rajonit hindu./ /ec/ a.jor.
KOMENTE