Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli I Mandateve-Qëndrime Të Kundërta Për Amendimin E Rregullores Së Kuvendit
English

Këshilli I Mandateve-Qëndrime Të Kundërta Për Amendimin E Rregullores Së Kuvendit

- Këshilli vijon shqyrtimin e amendimeve të rregullores parlamentare - TIRANË, 15 Qershor/ATSH/.- Qëndrimet e kundërta mes palëve shoqëruan sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve gjatë diskutimit të disa ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit që lidhen me votimin e hapur të dekreteve të Presidentit. Sipas një njoftimi zyrtar nga Kuvendi, në mbledhjen e pestë të Këshillit deputetët e maxhorancës theksuan se këto ndryshime janë një instrument që i shërben transparencës dhe i jep mundësi opozitës të mbikqyrë e të kontestojë publikisht çdo kandidaturë, që mund të zgjidhet për interesa të tjera, të ndryshme nga interesat e drejtësisë. Përfaqësuesi i opozitës në këshill, deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi shprehu mosmiratimin me këtë qëndrim. Deputetët e maxhorancës thanë se këto ndryshime janë një instrument që i jep mundësi Kuvendit të shprehë përgjegjësinë përpara shqiptarëve. "Ato janë garancia e vetme që shqiptarët kanë për të siguruar që njerëzit më profesionistë dhe më me integritet të zgjidhen në organet e larta të drejtësisë, duke synuar të garantojë një sistem drejtësie të pakurruptuar e që gëzon besimin e shqiptarëve", thanë përfaqësuesit e maxhorancës në Këshill. Sipas tyre, propozimi është në përputhje me vlerësimet që Komisioni i Venecias i ka bërë procedurave të votimit në të gjitha vendet europiane dhe ky përmirësim i ligjit të Kuvendit forcon transparencën që i kërkon Kushtetuta për një procedurë të tillë. Në mbledhjen e sotme u bë propozimi që votimi të bëhet nominal, gjë që i takon Kuvendit të vendosë. Nga java e kaluar Këshilli i Mandateve po zhvillon seanca shqyrtimi të dy ndryshimeve në rregulloren parlamentare, të propozuara nga deputetët e maxhorancës. Ndryshimi i parë konsiston në votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, ndryshe nga mënyra si është bërë deri më sot, kur votimi ka qënë me kuti ose i fshehtë me elektronikë. Amendamenti i dytë parashikon ndryshimin e afateve kohore të shqyrtimit dhe votimit të dekreteve në Kuvend, nga tri javë që është aktualisht, në tetë javë. Ky ndryshim synon të mundësojë një seancë dëgjimore më të plotë dhe më cilësore me kandidatët për postet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese para se dekretet të përcillen në Kuvend. Sipas kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, projektvendimi që parashikon amendimin e rregullores, do të shqyrtohet në seancën plenare më 17 qershor. /a.s//n.m/
KOMENTE