Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Lajme- Kronika- Shkurt, 15 Qershor
English

Korçë: Lajme- Kronika- Shkurt, 15 Qershor

estohet një falsifikator kartmonedhash KORÇË- Policia arrestoi të martën një person të dyshuar si falsifikator kartmonedhash. Policia bëri të ditur se "u arrestua shtetasi Indrit Cani, 24 vjeç, nga Elbasani, pasi kishte këmbyer në tregun valutor të Korçës një sasi të konsiderueshme kartmonedha të prerjes 100 euro false". Policia po heton nëse autori i ka falsifikuar vetë kartmonedhat apo është pjesëtar i ndonjë grupi./b.fejzulla/ * Ndiqet penalisht një shfrytëzues prostitucioni POGRADEC - Policia ka marrë në ndjekje penale një person që ka shfrytëzuar një vajzë për prostitucion. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Korçës, Eftjola Kacorri, bëri të ditur se "Policia e Pogradecit ka kryer veprimet hetimore proceduriale për veprën penale "shfrytëzim prostitucioni" ndaj shtetasit Gentjan Syngjynllari, 28 vjeç, lindur dhe banues ne qytetin e Pogradecit". Ky person ka shfrytezuar si prostitutë shtetasen Zh.Sh, 28 vjeçe, lindur ne Pogradec dhe banuese në Torino, Itali. Kjo shtetase ka bërë kallëzim në polici se Gentian Syngjynllari, e ka detyruar atë forcërisht të ushtrojë prostitucion./b.fejzulla/ * Shkon për t'u falur në kishë dhe vdes KORÇË - Një 81 vjeçar nga qyteti i Korçës, ka shkuar në kishë dhe ka vdekur gjatë faljes. Policia bëri të ditur se banorë të fshatit Plasë të rrethit të Korçës kanë njoftuar të martën, se në kishën në malin e këtij fshati është gjetur i vdekur shtetasi Epaminonda Pulia, 81 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës. Grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas ka vdekur në mënyrë natyrale, pasi vuante nga tensioni dhe sëmundje të zemrës./b.fejzulla/ch/
KOMENTE