English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 15 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme: "Panorama" ZBARDHET KONTRATA; NANO, KONTAKTI I PD PËR LOBING NË SHBA Një ditë pas publikimit të kontratës mes socialsitëve dhe një kompanie amerikane, selia e PS sqaron pozicionin e administratorit të bashkisë, Dritan Agolli dhe servir një dokument analog, ku ish- kreu socialist Fatos Nano, shfaqet si personi i kontaktit mes PD dhe "BKSH & Associates" në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, ndërsa firmosja është bërë nga Flamur Noka. Qëllimi i kontratës së nënshkruar në shkurt 2009 dhe shuma e harxhuar për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vizita të ministrave në SHBA -Tituj të tjerë: Zhdukja e Bleonës së kukësit, një telefonatë anonime rikthen shpresat për vajzën BE: Zgjidhni krizën duke respektuar Kushtetutën "Koha Jonë" TAKSAT E BASHKISË SË TIRANËS, LOBING PËR PS-në PS pajtoi një kopani për 100 mijë USD që të bëjë lobing ndërkombëtar mbi këtë grevë -Tituj të tjerë: PS: Ekonomia rrezikohet më seriozisht se Greqia Akuzon mjekun se shkoi me gruan e tij, plumba në spital Kapet bosi i piramidës së re, luante me përqindje "Shqip" BERISHA- RAMA, TAKIM I RI NË BRUKSEL. BE VENDOS KUSHTE TË FORTA 27 ministrat e jashtëm paralajmërojnëTiranën: Koha mbaroi, kriza të zgjidhet menjëherë -Tituj të tjerë: Shkurtohen fondet, qeveria kontroll Bashkisë së Tiranës Albin Kurtin "mposht" EULEX-in Haradinaj kërkon tryezë Dublohet KLSH, krijohet Inspektimi Financiar "Shekulli" SA DO TË RRITEN PAGAT DHE PENSIONET Përgatitet vendimi i qeverisë, pagat dhe pensionet do të rriten në varësi të inflacionit. Përfitojnë pagat e ulëta, rritje minimale për pagat e larta -Tituj të tjerë: TV-Bomba, arrestohet i dyshuari për masakrën MASH "bllokon" rezultatet e letërsisë Italia frenohet nga Paraguai, Holanda kalon lehtë Danimarkën "Gazeta Shqiptare" BE VULOS KRIZËN: PO PENGONI INTEGRIMIN Paralajmërimi i zyrtarëve europianë: Ende asnjë sukses për nismën e Shultz dhe Daul -Tituj të tjerë: Trafiku i drogës, ekzekutohet pronari i hotelit në Elbasan Vlorë, prishja e objekteve, 200 banorë në protestë Masakra e Saukut, hasmi për 5 vjet pa filma për vënien e tritolit./e.gj/
KOMENTE