Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Shqipëria, Qendër Rajonale Për Teknologjinë E Informacionit
English

Pollo: Shqipëria, Qendër Rajonale Për Teknologjinë E Informacionit

- Qeveria shqiptare rinovon kontratën me kompaninë Microsoft - TIRANË, 15 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Shqipëria synon të jetë një qendër rajonale për Teknologjinë e Informacionit dhe për këtë qeveria shqiptare po punon me universitetet dhe biznesin, për të hedhur hapat e para në këtë rrugë, si garancia më e mirë e zhvillimit të shpejtë të vendit. Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, Drejtori i Microsoft për Europën, Jan Muehlfeit dhe Drejtori i Zyrës Shqiptare të Microsoft-it, Arsen Kurti, nënshkruan sot Marrëveshjen e re, e cila konsiston kryesisht në ndërtimin e një infrastrukture më bashkëkohore të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit në vend, si dhe në trajnimin e mëtejshëm të stafit teknik. "Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit të 'Shqipërisë Dixhitale'", tha ministri Pollo gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Hotel 'Sheraton', në Tiranë. Ministri Pollo vuri në dukje se "Qeveria ka synime ambicioze dhe disa prej tyre do t'i bëjë në partneritet me kompaninë më të madhe të software-ve në botë". Siguria e fëmijëve në internet, sipas tij, "do të jetë një tjetër projekt që do të zhvillohet nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve për sigurinë e navigimit në internet". Ndërsa z. Muehlfeit shprehu bindjen se "teknologjia në përgjithësi mund të shpalosë potencialet e mëdha të Shqipërisë ndaj kompanive dhe sektorit publik". "Jemi shumë të kënaqur që Qeveria nëpërmjet kësaj marrëveshje është duke u mbështetur te teknologjia, si garanti kryesor që Shqipëria të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë globale. Ne duam të shprehim përkushtim të vazhdueshëm për ta mbështetur këtë", tha z. Muehlfeit. Marrëveshja e nënshkruar sot, parashikon që në bashkëpunim me shtetin shqiptar të krijohet një qendër inovacioni dhe biznesi me software-et, që do të mundësohen falas nga Microsoft. Gjithashtu do të zhvillohet më tej projekti e-kabinet, përmes të cilit qarkullimi i shkresave në Qeveri dhe administratë publike do të kryhet elektronikisht, por edhe projekte të tjera për avancimin e qeverisjes elektronike. Sipas Marrëveshjes, do të dyfishohen ditet e trajnimit të zyrtarëve teknikë të IT, me fokus kryesisht në projektet që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të sigurisë në sistemet IT. Në fushën e arsimit do të punohet për një fokus të veçantë për përmirësimin e mëtejshëm të kurrikulave të TIK-ut. Gjithashtu do t'u jepet mundësi studentëve të Informatikës dhe Elektronikës të çertifikohen gjatë periudhës së shkollimit në kurrikula zyrtare të Microsoft-it. Marrëveshja e parë e Qeverisë me Kompaninë Microsoft është nënshkruar më 2007 dhe konsiston në krijimin në Shqipëri të zyrës së saj, por edhe në mbështetjen teknike të Qeverisë Shqiptare për projektet: e-Kabinet, pyetësori elektronik, (për menaxhimin e procesit të përgatitjes së pyetësorit në kohë sa më të shpejtë dhe të saktë), projektet për denoncimet e rasteve të korrupsionit, trajnimin e mësuesve të shkollave të mesme, etj./s.s./
KOMENTE