English

Prishtinë- Kfor: Stërvitje "Nëpër Tërë Kosovën"

PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-KFOR-i fillon nesër stërvitjen "Nëpër tërë Kosovën". "Një ushtrim i forcave manovruese të KFOR-it do të ndërmerret në rajonin e përgjegjësisë së KFOR-it, duke përfshirë kufijtë dhe vijat kufitare nga 16 deri me 18 Qershor 2010. Të gjitha "Battle Grupet" shumëkombëshe, nën komandën e KFOR-it, do të jenë pjesë e skenarit të trajnimit operativ", bëhet e ditur në komunikatën e dhënë pak më parë. Njoftohet se "kjo stërvitje është pjesë e një cikli trajnimesh që ka për qëllim të rrisë operativitetin e KFOR-it dhe aftësitë për të reaguar ndaj çfardo skenari". Komunikata thekson se "kjo stërvitje nuk është përgjigje kundër, ose përgatitje për çfarëdo situate si të vazhdueshme, apo e pritur në Kosovë". KFOR-i në mënyrë të vazhdueshme organizon stërvitje të përbashkëta si pjesë e përkushtimit për të parandaluar çfarëdo dhune ose trazire, për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes, thekson komunikata. /s.s./
KOMENTE