Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provimi I Matematikës- Mash: Përfundoi Me Sukses
English

Provimi I Matematikës- Mash: Përfundoi Me Sukses

TIRANË, 15 Qershor/ATSH/- Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Matematikës, u zhvillua normalisht, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Rreth 38.000 maturantë provuan sot dijet e tyre për këtë lëndë, nëpërmjet një testi të përgatitur nga ekspertët e përzgjedhur të kësaj fushe. Pas shpërndarjes së tezës në të gjitha shkollat dhe mjediset e përzgjedhura nga DAR/ ZA-të, provimi filloi njëkohësisht në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Nga monitorimi i vazhdueshëm për Maturën Shtetërore, në 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore rezultoi se gjithçka eci normalisht. Menjëherë pas përfundimit të provimit të Matematikës, të gjitha testet e maturantëve do të nisen në drejtim të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve (AVA), me masa të rrepta sigurie dhe do të shpërndahen në katër qendrat e korrigjimeve në të gjithë Shqipërinë. Procesi i vlerësimit të testeve do të monitorohet nga ekspertë të politikave të inspektimit në MASH dhe specialistë të Inspektoriatit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar. Çdo maturant, çdo prind, çdo institucion dhe çdo i interesuar për provimin e kësaj lënde, mund t'i gjejë përgjigjet në faqen e internetit të MASH-it/e.gj//a.ke/
KOMENTE