English

Rama:Zgjidhje Te Krizës, Për Të Mos Penguar Vizat

TIRANË, 15 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bëri sot apel kryeministrit Sali Berisha që të mos mbajë vizat, daljen nga kriza ekonomike dhe rrugën e integrimit si peng të korrupsionit elektoral. "I bëj apel kryeministrit Berisha të mos i mbajë vizat, daljen nga kriza ekonomike dhe vetë rrugën europiane të integrimit, peng të kutive të korrupsionit elektoral", tha Rama gjatë një deklaratë për mediat nga selia e PS-së. Kreu i PS-së vlerësoi apelin e ri të Bashkimit Evropian të bërë dje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, ndërsa theksoi se kjo zgjidhje vjen përmes transparencës së zgjedhjeve. "PS është e gatshme për zgjidhjen e krizës politike përmes arritjes së një marrëveshjeje të negociuar dhe kompromisi që ngrihet mbi parimin më të rëndësishëm për çdo demokraci funksionale, të drejtën e një populli për të patur zgjedhje të lira e të ndershme", tha Rama./a.s//n.m/
KOMENTE