Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sistemi Shëndetësor Shqiptar Ofron Siguri Profesionale Për Qytetarët
English

Sistemi Shëndetësor Shqiptar Ofron Siguri Profesionale Për Qytetarët

- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, analizon punën 9 mujore të dikasterit që drejton - TIRANË, 15 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Sistemi shëndetësor shqiptar, parësor dhe spitalor, demonstron qartësisht siguri profesionale nga më të lavdërueshmet, por njëherësh ofron nivele nga më të lartat për vendosjen e diagnozës së saktë, ku dhe fillon e mbaron vlerësimi për një sistem. Sistemi shëndetësor përballon disa milionë vizita, ndërsa bëhet e ditur se rreth 93-94 % e të gjithë problemeve shëndetësore zgjidhen në sistemin publik. Gjatë një konference për shtyp, lidhur me rezultatet e punës 9 mujore të ndërmarrjes intensive të reformës në shëndetësi, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se "sistemi shëndetësor shqiptar demonstron qartësisht siguri profesionale nga më të lavdërueshmet, krahasuar me vendet e rajonit, por dhe duke e krahasuar me shpenzimin publik që ofrohet për sistemin shëndetësor". Pavarësisht se punon me fonde në dispozicion relativisht më të pakta se vendet e tjera të rajonit, anëtare të Bashkimit Europian (të cilat për arsye dhe të potencialit të tyre ekonomik shpenzojnë më tepër), sistemi shëndetësor shqiptar ofron përqindjen më të ulët të rajonit të praktikave që konsistojnë në diagnoza të pasakta. Ministri Vasili bëri me dije se janë qindra raste të sëmurësh të diagnostikuar në sistemin shëndetësor publik shqiptar, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në vende të ndryshme, por në asnjë rast nuk ka diagnozë që del e ndryshme në një vend tjetër. Ai vlerësoi me këtë rast punën cilësore të mjekëve dhe infermierëve, që shërbejnë në sistemin shëndetësor. Duke vënë në dukje se përqindjet e praktikave shëndetësore, që mund të konsiderohen të gabuara, janë në nivelet më të ulëta, krahasuar dhe me vendet e rajonit apo më gjerë, Vasili theksoi se "sot Shqipëria paraqet një ndër nivelet më të ulëta sporadike". Ndërkohë, në vend funksionojnë dhe shërbime që u ofrohen qytetarëve të Kosovës e Maqedonisë, si neurokirurgjia, kardiokirurgjia, etj, çka, sipas Vasilit, do të thotë që Shqipëria ofron jo vetëm shërbim të sigurtë e qartë shëndetësor, por ka krijuar një traditë të tillë të nivelit të shërbimit spitalor që vete dhe përtej kufijve të sistemit publik shqiptar. Vasili u ndal dhe në arritje të tjera të këtyre muajve të punës, duke përmendur nivelet e mbulimit vaksinal, më të lartat në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke mbajtur dhe pozicionin e liderit në këtë çështje, por dhe duke shpëtuar mijëra jetë fëmijësh. Po kështu, Shqipëria vazhdon të ruajë një sistem të survejancës së sëmundjeve ngjitëse nga më të mirët në rajon, duke bërë kështu që dhe në këtë çështje të jetë lider, por njëherësh t'i kursejë para taksapaguesve shqiptarë, të cilat në të kundërt do të paguanin patologji të rënda. Sa i takon fushës së shëndetit publik, ka një gjallërim të praktikave të edukimit dhe promocionit të shëndetit. "Shqipëria ka trashëguar një nivel të edukatës shëndetësore nga më të ultit, ndërsa ne sot e kemi ndryshuar në themel këtë mentalitet", tha Vasili, duke shtuar se "ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit u jemi qasur disa çështjeve 'të dhimshme' siç ka qenë përdorimi i alkoolit dhe duhanit, duke punuar me popullatat e rrezikuara, por që kanë të bëjnë me të ardhmen e sukseshme të vendit". /a.ke/
KOMENTE