Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi F, Zelanda E Re Befason Sllovakinë Në Minutën E Fundit
English

Sport-Botëror/ Grupi F, Zelanda E Re Befason Sllovakinë Në Minutën E Fundit

TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Një gol i mbrojtësit neozelandez Reid në minutën e 93-të të ndeshjes, i ka dhënë barazimin e parë në këtë kampionat Botëror skuadrës së Zelandës së Re. Ndeshja ndaj Sllovakisë e vlefshme për grupin F, ka qenë një nga takimet me ritmin më të ulët në këtë Kupë Botë, por megjithatë në pjesën e dytë ka pasur dy gola. Ishte Sllovakia ajo që në minutën e 50-të shënoi me anë të sulmuesit Vittek, I cili shfrytëzi me kokë mjaft mirë një krosim të mesfushorit Veis, më i miri në fushë për sllovakët. Goli i Reid në fund të takimit i lë të dy ekipet në kuotën e 1 pikeve, po aq sa Italia dhe Paraguai që barazuan dje 1-1 me njëra - tjetrën. Zelanda e Re - Sllovaki 1-1 Shënues: Sestak 50'/ Reid 93' Zelanda e Re (3-4-3): Paston; Reid, Nelsen, Smith; Bertos, Vicelich (Christie), Elliot, Lochhead; Killen (Uood), Fallon, Smeltz. Trajner: Herbert Sllovakia (4-2-3-1): Mucha; Zabavnik, Durica, Skrtel, Cech; Veiss (Kucka), Strba; Sestak (Holosko), Vittek (Stoch), Hamsik; Jendrisek. Trajner: Kozak /a.ke/
KOMENTE