Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi G, Brazili Nis Fushatën Për Trofeun E 6-Të Në Kupën E Botës
English

Sport-Botëror/ Grupi G, Brazili Nis Fushatën Për Trofeun E 6-Të Në Kupën E Botës

TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Brazili do të nisë fushatën e tij për trofeun e gjashtë në Kupën e Botës me ndeshjen kundër Koresë së Veriut sot në orën 20:30. Djemtë e "Sambës" janë midis ekipeve favorite në Afrikën e Jugut, dhe në rrugën e tyre nuk pritet të shkaktojë ndonjë nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Ky është takimi i parë historik midis të dyja skuadrave në një kompeticion të nivelit të lartë, ku Brazili renditet i pari në botë, ndërkohë Koreja e Veriut është shumë pozicione më poshtë. Brazili është me skuadrën e plotë dhe trajneri Dunga ka dorë të lirë në përzgjedhjen e më të mirëve që ka në dispozicion. Portieri Hulio Sezar e ka marrë veten pas dëmtimit në shpinë dhe do të luajë nga minuta e parë. Luis Fabiano parashikohet të jetë në sulm, me Kakanë dhe Robinjo, që do të luajnë pas shpinës së tij. Koreja e Veriut nuk ka probleme me dëmtimet dhe trajneri Kim Jon-Hun pritet të përshtatë një formacion mbrojtës për t'u bërë ballë yjeve të Brazilit./s.s./
KOMENTE