Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi G, Portugalia, Sfidë Të Vështirë Ndaj Bregut Të Fildishtë
English

Sport-Botëror/ Grupi G, Portugalia, Sfidë Të Vështirë Ndaj Bregut Të Fildishtë

- Debuton Kristiano Ronaldo. Ndeshja mund të vendosë fatin e njërës prej skuadrave në të ashtuquajturin "grup i vdekjes" -. TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Bregu i Fildishtë dhe Portugalia do të përballen në një ndeshje të nxehtë në grupin G në stadiumin "Nelson Mandela", në Port Elizabet, sot në orën 16:00. Për Bregun e Fildishtë do të mungojë sulmuesi i tyre i fuqishëm, Didier Drogba, i zëvendësuar nga Sejdu Dumbia. Drogba u është rikthyer stërvitjeve pas ndërhyrjes në krahun e tij, por trajneri i "Elefantëve afrikanë", Sven Goran Erikson nuk ka ndërmed ta hedhë në fushë 32-vjeçarin që shënoi 37 gola sezonin e kaluar për Çelsin në të gjitha kompeticionet. Kolo Ture do të jetë kapiteni i ekipit nëse Drogba nuk do të luajë, ndërkohë që Salomon Kalu dhe Dumbia parashikohen të jenë në linjën e sulmit. Eriksoni e njeh shumë mirë Portugalinë, pasi ata eliminuan Anglinë e tij me penallti në çerekfinalet e Euro 2004 dhe në Kupën e Botës në "Gjermani 2006". Portugalia do të mbështetet plotësisht tek ylli Kristiano Ronaldo dhe shpreson se ai do të jetë i aftë të shfaqë performancën e tij të fuqishme te Reali i Madridit në Kupën e Botës. Trajneri portugez Karlos Keiroz ndjen shqetësime në lidhje me gjendjen fizike të anësorit Simao Sabroza, ndërkohë që Nani mbeti jashtë botërorit për shkak të dëmtimit. Ndeshja mund të vendosë fatin e njërës prej skuadrave, pasi në të ashtuquajturin grup i vdekjes, ku bën pjesë edhe pesë herë kampioni i botës, Brazili, gjithçka është e vështirë për dy vendet e para që kualifikohen për në fazën tjetër./s.s./
KOMENTE