Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Kosova E Gatshme Te Udheheqe Te Gjitha Proceset E Nje Shteti Modern
English

Thaçi: Kosova E Gatshme Te Udheheqe Te Gjitha Proceset E Nje Shteti Modern

PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Republika e Kosovës dhe qeveria e saj janë të gatshme të udhëheqin të gjitha segmentet e një shteti modern, theksoi sot kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Transferin e Qendrës së Inteligjencës Financiare të EULEX-it në Njësinë e Inteligjencës Financiare të Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. "Kam kënaqësinë që sot së bashku me z.Kermabon, ministrin Shala, të nënshkruajmë Memorandumin e Mirëkuptimit për Transferin e Qendrës së Inteligjencës Financiare të EULEX-it, në Njësinë e Inteligjencës Financiare të Republikës së Kosovës", tha Thaçi. "Memorandumi i Mirëkuptimit për Transferin e Qendrës së Inteligjencës Financiare te ministria e Ekonomisë dhe Financave, tregon për përgatitjen dhe zotimin tonë për të luftuar të gjitha veprat, të cilat kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit", shtoi ai. "Bartja e autoritetit është vazhdimësi e bartjes së kompetencave nga KFOR-i tek Policia e Kosovës, për ruajtjen e kufijve shtetëror, domethënë bartja e kompetencave nga EULEX-i tek Qeveria e Kosovës", tha Thaçi. "Kjo dëshmon se shteti i ynë, Republika e Kosovës, Qeveria e saj, janë të gatshme të udhëheqin të gjitha segmentet e një shteti modern, në përkushtimin tonë për rend, sundim të ligjit dhe ndërtim të shtetit demokratik", theksoi kryeministri Thaçi. Shefi i EULEX-it, Kermabon, tha se ky memorandum paraqet një hap simbolik, por mjaft të rëndësishëm për të ecur përpara. "Mendoj se është koha që hap pas hapi të dorëzojmë, pra të transferojmë këtë pushtet ekzekutiv nga EULEX-i te institucionet vendore. Pra, në këto çështje mjaft të ndjeshme dhe të vështira, jemi duke bërë hapin e parë në këtë proces", tha Kermabon. /a.ke/
KOMENTE