Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Ergenekon - Nis Procesi Gjyqësor Për 33 Ushtarakë
English

Turqi - Ergenekon - Nis Procesi Gjyqësor Për 33 Ushtarakë

ANKARA, 15 qershor /ATSH-ANSA/ - Filloi mëngjesin e sotëm në një gjykatë të Stambollit procesi për 33 persona, më së shumti anëtarët forcave të armatosura turke, të cilët akuzohen se kanë projektuar atentate kundër personaliteteve laike të vendit për të destabilizuar qeverinë e drejtuar nga partia me themele islame, "Drejtësi dhe Zhvillim" (AKP), e kryeministrit Tayyip Erdogan. Të gjithë të pandehurit, ndër të cilët një admiral në shërbim dhe një në pension, një zëvendësadmiral, 29 oficerë dhe nënoficerë të Marinës ushtarake dhe një civil, akuzohen se i përkasin "Ergenekon", një organizatë e dyshuar sekrete laike dhe ultranacionaliste. Nëse ata do të shpallen të fajshëm, rrezikojnë të dënohen nga shtatë deri në 15 vjet heqje lirie. /e.v/
KOMENTE