English

Vlorë: Mot Me Re, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 15 qershor/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës do të ketë të njëjta karakteristika si edhe një ditë më parë. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime resh dhe vranësira që do të vijnë duke u shtuar. Vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë të njëjtin drejtim në kuadratin Jug-Juglindje, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 32-34 gradë celcius dhe ato minimale në 22-24 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 2-3 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE