Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Isaf: Dy Ushtarë Humbin Jetën Në Veri
English

Afganistan - Isaf: Dy Ushtarë Humbin Jetën Në Veri

KABUL, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë të Forcës ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF) mbetën të vrarë sot në jug të Afganistanit, njoftuan burime zyrtare të ISAF në Kabul. Në një komunikatë theksohet se dy ushtarët gjetën vdekjen për shkak të plagëve që kishin marrë nga shpërthimi i një mjeti të improvizuar shpërthyes (ied). Me dy humbjet e sotme, ushtarët e huaj që kanë humbur jetën në Afganistan që prej fillimit të muajit numërohen 48. Vetëm në dy javë është arritur numri më i madh i humbjeve për muajin qershor që prej vitit 2001, kur filloi konflikti. Më parë, numri më i madh i humbjeve në radhët e aleatëve i përkiste qershorit 2008 (46 të vrarë). /e.v/
KOMENTE