Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta, të aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu
English

Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta, të aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu

Tiranë, 16 Qershor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Bekim Fehmiu. Në mesazhin e tij Kryeministri shprehet i trishtuar për vdekjen e aktorit me famë botërore.

Duke iu drejtuar në mesazhin e tij familjes së të ndjerit, z.Berisha i njofton ata dhe të afërm të Bekim Fehmiu se “lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të dashur, korifeut botëror të filmit dhe të skenës, Moisiut të dytë të kombit shqiptar, ka sjellë dhimbje dhe zi në botën e artit dhe të mendimit intelektual të kombit shqiptar”.

Më tutje Berisha pohon se Bekim Fehmiu me talentin e madh ia doli të ngrihet si asnjë shqiptar tjetër, në majat më të larta të kinematografisë botërore.

Kurse konsideron se Bekim Fehmiu “u nda nga jeta pasi i la artit botëror një trashëgimi të pavdekshme, kombit shqiptar krenarinë e ligjshme për kolosin e tij të madh”.

r.n/NOA

KOMENTE