English

Çela: LSI ka objektiva konkrete për zgjedhjet vendore

Tiranë, 16 qershor, NOA – Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ardit Çela, deklaroi sot se nisja e fazës për zgjedhjet brenda partisë në LSI synon dhe përgatitjen për zgjedhjet vendore.

Në një deklaratë për mediat, Çela u shpreh se kjo fushatë, e cila ka nisur fillimisht në Tiranë dhe më pas do të vijoj në gjithë vendin synon ringritjen e LSI-së dhe përgatitjen për zgjedhjet vendore.

“Në të njëjtën kohë ky proces do të synojë t’i japë një dimension të ri organizimit të LSI, jo vetëm në drejtim të realizimit të objektivave të saj elektoral, por në të njëjtën kohë edhe në drejtim të analizimit të tezave konkrete të alternativave të zhvillimit, për t’i dhënë zgjidhje efikase problematikave të shumta vendore”, u shpreh Çela.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun ka theksuar se gara brenda partisë do të zhvillohet në mënyrë demokratike.

“Ky do të jetë një proces i hapur dhe tepër transparent, i cili do të sigurojë një pjesëmarrje konkurruese, në baze të vlerave dhe kritereve të përfaqësimit të përcaktuar nga kryesia e partisë”, përfundoi Çela.

m.xh/NOA

KOMENTE