English

Danimarkë - Parlamenti I Heq Imunitetin Një Deputeti Për Propozimet E Tij Antimyslimane

KOPENHAGË, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Parlamenti danez vendosi sot t'i heqë imunitetin parlamentar një deputeti të ekstremit të djathtë, që drejtësia mund ta shpallë fajtor për propozimet e tij antimyslimane, bënë të ditur burime parlamentare. Jesper Langballe, një veteran i Partisë Popullore Daneze, aleat i rëndësishëm parlamentar i qendrës së djathtë, ishte shprehur në një kronikë të publikuar në janar kundër myslimanëve që vrasin vajzat e tyre për krime nderi dhe që mbyllin sytë në lidhje me përdhunimin e tyre nga të afërmit. Kjo kronikë që u përqendrua në konceptimin obskurantist të grave në islam dhe islamizmit në Evropë ngjalli reagime në skenën politike dhe propozimet e autorit u dënuan nga kryeministri, Lars Loekke Rasmussen. Prokurori i mbretërisë vendosi të çojë para drejtësisë këtë deputet për deklaratat raciste që bien në kundërshtim me ligjin duke kërkuar dhe heqjen e imunitetit të tij./ /ec/ a.jor.
KOMENTE