Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Investitorët zbulojnë Shqipërinë: “Vendi europiano-juglindor i ka rezistuar mirë krizës”
English

Investitorët zbulojnë Shqipërinë: “Vendi europiano-juglindor i ka rezistuar mirë krizës”

Tiranë, 16 qershor, NOA - Investitorët gjermanë e kanë evituar Shqipërinë për një kohë të gjatë. Imazhi i keq i vendit të vogël në Europën Juglindore, që konsiderohej si mishërim i korrupsionit dhe mungesës së ligjit, frikësonte biznesmenët seriozë dhe tek ai, vinin vetëm aventurierë që riskonin.

Ndërkohë, kjo pamje ka ndryshuar rrënjësisht, pasi gjatë viteve të fundit cilësia dhe numri i biznesmenëve gjermanë që po kërkojnë për mundësi investimesh është rritur.

Në një analizë për situatën ekonomike në vend, gazeta prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) shkruan mbi zhvillimet ekonomike dhe mundësinë e biznesit gjerman për të investuar në Shqipëri.

“Firmat gjermane janë të preferuara në Shqipëri, cilësia e produkteve të tyre vlerësohet dhe kompetenca e tyre admirohet, - thotë eksperti i ekonomisë, Petrit Malaj, - po gjynah që nuk ka akoma aq shumë firma gjermane në Shqipëri”.

E pavarësisht nga kjo ankesë, lista e investitorëve gjermane sot përfshin tashmë emra të njohur si Schering, Berlin-Chemie, VAZ-Gruppe, Praktiker, Rossmann, Knauf, Pro-Credit Bank dhe Dermapharm-Gruppe.

Ndërkohën grupi ndërtimor bavarez Lindner po planifikon një investim të madh, ku në afërsi të aeroportit të Tiranës do të ngrihet një qendër me kombinim banesash dhe biznesi me një kosto prej 140 milion eurosh, e cila do të shërbejë si qendër logjistike e cila do të mbulojë krejt rajonin europiano-juglindor, nga Maqedonia dhe Mali i Zi e deri në Serbinë jugore.

Rajonin e kanë në qendër të vëmendjes edhe menaxherët e portit më të madh të Shqipërisë në Durrës, i cili konsultohet nga Hamburger Hafen Consulting.

Por në port ka lindur edhe investimi më i ri gjerman, firma gjermano-shqiptare

Stevedoring GmbH, e cila nga dhjetori 2009 ofron shërbimet e ngarkim-shkarkimit për anijet e mallrave.

Edhe firrna Rossmann, e cila e ndërmori hapin drejt Shqipërisë nën nxitjen e

futbollistit shqiptar Altin Lala dhe e mori ish-kapitenin e Hannover ‘96 si bashkë-investitor, me planin për ndërtimin e një qendre distribucioni në Shqipëri, po

mendon tashmë në shkallë rajonale.

Kjo qendër distribucioni mund të furnizohet me anije nga Gjermania, ku për momentin, tre marketet ekzistuese furnizohen dy herë në javë me kamion nga Gjermania.

Fillimisht, Rossmann do të hapë një market të katërt brenda në Tiranë.

Në rritjen e interesit të investitorëve gjermanë ndikojnë edhe përparimet që Shqipëria ka bërë drejt rrugës për në Europë.

Edhe nëse investitorët gjermanë vazhdojnë të ankohen për problemet e komplikuara të pronësisë, kthimin me vështirësi të TVSH-së dhe mungesën e një gjykate administrative, vendi ka realizuar reforma të rëndësishme dhe ka ngritur institucione shtetërore, të cilët po rrezatojnë gradualisht besim. Ndjenja e investimit në një mjedis të sigurt dhe serioz është përforcuar edhe nga anëtarësimi i vendit në NATO. Përparimet e dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe paditë gjyqësore ndaj politikanëve dhe zyrtarëve konfirmojnë gatishmërinë e kryeministrit Sali Berisha për dhënien fund të kulturës së imunitetit.

Por e rëndësishme për investitorët është edhe që Shqipëria i ka rezistuar mirë krizës financiare dhe ekonomike.

Krahas Polonisë, Shqipëria është i vetmi vend europiano-lindor që e kaloi vitin e krizës 2009 me rritje pozitive, e cila gjithsesi qe 3.5 %.

Bankat e vendit janë të shëndetshme, dërgimet e parave nga shqiptarët jashtë vendit, të cilat përbëjnë 7 % të GDP-së deri më tani kanë vazhduar mirë dhe buxhetet private, ndryshe nga ato në vendet e tjera evropiane, kanë më pak borxhe, e kështu, prognoza ekonomike për vitin në vazhdim është pozitive.

NOA/Frankfurter Allgemeine Zeitung

KOMENTE