Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Ahmadinexhad: Sërish Në Negociata Vetëm Pasi T'Ju Ndëshkojmë
English

Iran - Ahmadinexhad: Sërish Në Negociata Vetëm Pasi T'Ju Ndëshkojmë

TEHERAN, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Irani është dakord të rikthehet në tavolinën e negociatave për çështjen bërthamore, "por më parë do të vendosë kushte për të ndëshkuar dhe për t'i bërë që të pendohen fuqitë e mëdha që aprovuan sanksione kundër Teheranit", deklaroi sot presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad gjatë një fjalimi publik të transmetuar nga televizioni shtetëror. Gjatë fjalimit, Ahmadinexhad nuk kurseu as kritikat e tij për qeverinë e SHBA-së. "Represioni më i dhunshëm politik është në Shtetet e Bashkuara. Shtypi nuk mund të shkruajë për krimet e regjimit sionist, njerëzit nuk janë të lirë të manifestojnë kundër politikanëve dhe shumë njerëz jetojnë në mizerie ndërkohë që të tjerë pasurohen duke bastisur të mirat e kombit", deklaroi Ahmadinexhad. Presidenti iranian shtoi se "ndër objektivat e kombit iranian tashmë është edhe ajo për të shpëtuar popullin amerikan nga qeveria e tij represive". /e.v/
KOMENTE