English

Kinë - Të Paktën 35 Të Vdekur Dhe 49 Të Zhdukur Nga Përmbytjet Në Jug Të Vendit

PEKIN, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 49 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbytjeve në rajonet jugore të Kinës, njoftoi sot agjencia Hsinua. Provincat Fujian dhe Sichuan dhe rajoni Guangxi janë zonat më të prekura. Rreth 100 mijë persona janë evakuuar dhe 7000 mijë banesa janë dëmtuar, me një dëm të përgjithshëm prej rreth 100 milionë euro, theksoi agjencia shtetërore e lajmeve. /e.v/
KOMENTE