Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni I Ligjeve Ratifikon Një Marrëveshje Ekonomike Me Kuvajtin
English

Komisioni I Ligjeve Ratifikon Një Marrëveshje Ekonomike Me Kuvajtin

TIRANË, 16 Qershor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot projektligjin "Për ratifikimin e Konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin". Kjo konventë krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve a personave juridikë, shqiptare apo kuvajtianë, që kanë veprimtari biznesi ose të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve. Në vijim, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan p/ligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996". Projektligji miratohet në kuadrin e strategjisë së shtetit shqiptar për integrimin në familjen ndërkombëtare dhe BE-së, si dhe nismave ligjore në fushën e detarisë. Konventa në fjalë përcakton dëmet, përfshirë humbjen e jetës ose plagosje personale, humbje ose dëmtim të pasurisë jashtë anijes, ndotjen e mjedisit, si dhe përcakton kostot e masave parandaluese dhe humbje të mëtejshme ose dëmet e shkaktuara prej tyre. Aktualisht, vendi ynë është palë në një numër të konsiderueshëm konventash ndërkombëtare, në fushën e transportit detar, në bazë të një strategjie të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO). Pas miratimit të dy marrëveshjeve, anëtarët e komisionit vijuan diskutimet nen për nen të projektligjit "Për Faljen"./a.s/ /a.gj/
KOMENTE