Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza - Be - Alarm Për Rritjen E Borxheve, Rritja Ekonomike Në Rrezik
English

Kriza - Be - Alarm Për Rritjen E Borxheve, Rritja Ekonomike Në Rrezik

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Të nesërmen pas verdiktit për reformat e reduktimit të deficitit, vendosur nga vendet e Eurozonës, Komisioni i Bashkimit Evropian lëshon sërish një alarm për borxhet publike, të cilat, gjithmonë sipas komisionit, do të vazhdojnë të rriten në vitin 2010, madje edhe në vitin 2011. "Dhe nëse kjo çështje nuk do të përballet me urgjencë nga qeveritë e vendeve anëtare, rritja ekonomike mund të komprometohet". Ndër shqetësimet kryesore që janë shprehur në Raportin 2010 për financat publike në Eurozonë, spikat ajo e lidhur me ndikimin negativ që ka rritja e borxhit në interesat që paguajnë vendet. "Dhe nëse vendet paraqesin nivele më të larta borxhi, ka shumë mundësi që kjo të ndikojë në rritjen e konsiderueshme të interesave", theksohet në raport. /e.v/
KOMENTE