Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mamaja kryen marrëdhënie seksuale me shokët e vajzës për të mbrojtur virgjërinë e të bijës
English

Mamaja kryen marrëdhënie seksuale me shokët e vajzës për të mbrojtur virgjërinë e të bijës

Kaliforni, SHBA, 17 Qershor NOA - Deborah Lee Towe, një grua tridhjetë vjeçare nga Anderson, Kaliforni e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur, bëhet fjalë për të paktën tre djem nga mosha 15 deri në 16 vjeç.

Fillimisht, Deborah mohoi gjithçka, por më pas filloi të pranonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale duke pohuar se i kishte pasur ato me djemtë e rinj, të cilët ishin dhe shokët e vajzës së saj, moshatare me to.

Ajo pohoi se pasi kuptoi se djemtë i kushtonin vëmendje 30 vjeçares u ndje e kënaqur dhe për këtë arsye patën nisur të bënin seks mes të katërve.

Por kjo ka qenë vetëm një pjesë e rrëfimit që ishte sa për të kaluar radhën dhe për të fshehur të vërtetën. Pas këmbënguljes së hetuesve për të shpjeguar arsyet e seksit me tre djemtë e mitur, Deborah ka rrëfyer, e nisur dhe nga fakti se agjentët dinin gjëra, duke pohuar: “Unë doja të mbroja vajzën time që mos të humbiste virgjërinë”.

Siç bëhet e ditur nga mediat amerikane, Deborah thekson se qëllimi i saj ishte që shokët e vajzës, të shkarkonin mbi të dëshirën seksuale që kishin, në mënyrë të tillë që më pas të ishin më pak të “rrezikshëm” seksualisht në drejtim të vajzës së saj.

r.b/NOA

KOMENTE