Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis Hartimi I Strategjisë Së Posaçme Për Fëmijët Me Autizem
English

Nis Hartimi I Strategjisë Së Posaçme Për Fëmijët Me Autizem

TIRANA, 16 Qershor/ ATSH-Erla Gjikolli/ - Shqipëria do të institucionalizojë këtë vjeshtë politikat shëndetësore për fëmijët me autizëm, e cilësuar si një nga tre sëmundjet e shekullit. Kujdesi dhe trajtimi i fëmijëve të spektrit autik, një nismë e ndërmarrë prej katër vitesh nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" që drejtohet nga znj. Liri Berisha, do të konkretizohen në një strategji të posaçme, për hartimin e së cilës, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës. Strategjia e re do të funksionojë në fillim të vitit 2011. Sipas ministrit Vasili, "ndërtimi i këtij dokumenti do të nisë në konsultim me të gjithë institucionet shtetërore dhe joshtetërore, publikun dhe mediat, por nuk do të mungojë edhe mbështetja e "Autism Speaks", një qendër partnere e Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" në New York". Sipas tij, autizmi është një problem jo vetëm mjekësor, që kërkon të adresohet profesionalisht, kërkon zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjatë dhe të mirëmenduara. "Duhet menduar në mënyrë urgjente se si do të ulet barra e rëndë e familjeve që kanë fëmijë me autizëm, për t'u mundësuar fëmijëve një të ardhme më të mirë edhe përmes rajonizimit të shërbimeve", tha Vasili. Duke vlerësuar fillimin e punës për hartimin e strategjisë, znj. Liri Berisha, tha se institucionalizimi i objektivave në ndihmë të fëmijëve autikë do të forcojë përballjen me këtë sëmundje. "Qëndra "Autism Speaks" me qendër në Nju Jork do të vijojë të mbështesë fëmijët e spektrit autik", tha Drejtori Shkencor për Europën, Simon Wallace. Sipas tij, kjo qendër me strategjinë e saj, ka orientuar dhe mbështetur misionin e Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë". Preokupimi për sëmundjen e autizmit po ndihet dhe në Shqipëri, veçanërisht në vitin e fundit, ku ka pasur një lloj sensibiliteti. Autizmi konsiderohet sot një sëmundje me rëndësi madhore, krahas sëmundjeve si SIDA, apo kanceri dhe renditet e treta për nga rëndësia e studimit dhe gjetjes së shkaqeve që e krijojnë. Statistikat botërore tregojnë se sëmundja është tepër shqetësuese dhe rastet e saj janë në rritje, ku një në 99 fëmijë rezulton me autizëm. Në Shqipëri nuk ka ende statistika të veçanta, por me hartimin e strategjisë do të bëhet e mundur studimi për këtë qëllim. Sipas mjekëve, autizmi infantil është një çrregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje bizarre ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit janë ndër simptomat më karakteristike të fëmijët autikë, që evidentohen kur fëmija nis të flasë, ç'ka përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar ose/dhe atipike. Shenjat e hershme të autizmit lidhen me çrregullimet e zhvillimit (vonesa psikomotore) dhe ato gjuhësore. Këto shenja, sipas mjekëve, janë shpesh motivi i parë i konsultimit para çrregullimeve të sjelljes (mbyllja, bizarritë, etj), por mund të ekzistojnë dhe simptoma shumë të veçanta, si vetëdëmtimi që vëzhgohet ndonjëherë herët. Shkaku i këtyre çrregullimeve ende nuk është qartësuar. Teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri, vlerësohen të rëndësishme për të ndihmuar trajtimin e të folurit, çrregullimet e të nxënit dhe mungesën e koordinimit. Programet e modifikimit të sjelljes mund të ndihmojnë në integrimin e sjelljes brenda kufijve të përshtatshëm shoqërorë. Në historinë mjekësore të autizmit tre janë autorët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm: Itard (1801-1806 u kujdes dhe përshkroi në mënyrë shembullore Viktorin, një fëmijë që do të quhej probabilisht autik, vetëm se atëherë ky nocion klinik nuk njihej), Bleuler (propozoi termin e autizmit për të përshkruar një nga simptomat themelore të skizofrenisë) dhe Kanner (që në vitin 1943 propozoi termin e autizmit për të përshkruar një sindromë klinike të observuar tek fëmijët autikë)./n.m/
KOMENTE