Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 16 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Intervistë e ICR/EUSR, Pieter Feith - Feith: Në demokraci të hetuarit japin dorëheqje - "Nuk mund të mohohet se janë bërë disa qëndrime rreth mënyrës së veprimit të EULEX-it, apo rreth kualitetit të provave të EULEX-it. Është gabim që të mendohet se kualiteti i provave është diçka që mund të debatohet publikisht. Është çështje e gjykatësit që të vendosë nëse ka kualitet", ka thënë Feith Tituj të tjerë: Shuhet Bekim Fehmiu Albin Kurti ka kushte strikte për koalicione Daviddi pret që instiucionet ta luftojnë korrupsionin Mbi 60 për qind e maturantëve e kalojnë testin e maturës Dënimi i krimeve të komunizmit, i papriopritet "Express" Uliksi ikën - Bekim Fehmiu i dha fund jetës së tij. Aktori i vetëm shqiptar i përmasave botërore, i veçantë në jetë dhe aktrim, ishte i veçantë edhe në vdekje dhe amanet. Vrau vetën dhe kërkoi që trupi i tij të digjet. Tituj të tjerë: Aksionare në PTK - Qeveria ka vendosur të mbajë 25 për qind të aksioneve në PTK. Padrejtësia - OSBE ka evidentuar shumë të meta në shqyrtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë. Shihemi në vjeshtë - Komisioni Evropian mori informacionin zyrtar nga institucionet e vendit për raportin e progresit që do të publikohet në vjeshtë. Shndritshëm dhe Tmerrshëm: Bekim Fehmiu (1936-2010) - Koment "Bota Sot" Kurti: Do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë - Intervistë me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes Tituj të tjerë: Shuarja tragjike e aktorit Bekim Fehmiu Kushtetuta që nuk e mbron sovranitetin e Kosovës Kosova bëhet me strategji për sigurinë shtetërore - Efektet pritet të reflektohen në veri OSBE-ja, raport për (mos) gjykimin e krimeve të luftës Si po e dëmton prestigjin ndërkombëtar të Kosovës lufta për pushtet Kermabo "dorëzohet" para kryeministrit Thaçi! "Zëri" NATO refuzon kërkesën e Beogradit - Është vlerësuar si i hershëm propozimi i Beogradit që t'i jept fund Marrëveshjes Teknike-Ushtarake të Kumanovës Tituj të tjerë: Dy vjet s'mjaftuan për zbatimin e Kushtetutës Bekim Fehmiu bën vetëvrasje Zvarritja e demarkacionit dëmton banorët Forcohet gara për pushtet - Hyrja e "Vetëvendosjes" në garë dhe lëvizjet partiake premtojnë rikonfigurim të skenës politike Editoriali - Z. Presidenti mos i zhgënjeni taksapaguesit! Dështim në zgjidhjen e krimeve të luftës Opinione - Ta "riformatizojmë" Skënderbeun "Lajm" Dy vjet pas, institucionet e pranojnë se Kushtetuta nuk po gjen zbatim në tërë territorin - (Nuk) zbatohet - Problemi më i madh ka qenë moszbatimi i Kushtetutës në veri të vendit, ndërsa si shkelje apo injorim konsiderohet mbajtja e postit të "ngrirë" të kryetarit të LDK-së nga presidenti Fatmir Sejdiu, si dhe dominimi i Qeverisë mbi Kuvendin, në vend se të jetë e kundërta. Tituj të tjerë: Bekim Fehmiu shkon në amshim, lë pas një karrierë të shkëlqyer - Shuhet maestroja AKR-ja kërkon depolitizimin e sistemit të drejtësisë në vend - Sistem i dështuar Pa përgjigje për varrezat masive me shqiptarë në Maqedoni - Tadiqi bllokon hetimet EULEX-i heq dorë nga Qendra për Inteligjencë Financiare - Rriten kompetencat e Qeverisë "Tribuna shqiptare" Reportazh nga Prekazi - Simboli i lirisë Tituj të tjerë: Zbatimi i cunguar i Kushtetutës Tiranë - Rama apel Berishës Prishtinë - Kalueshmëria më e lartë në maturë Shkup - Ndikohen nga Tadiqi Raportohet progresi Ndërroi jetë Bekim Fehmiu "Epoka e Re" Flet Albin Kurti - Shumë synime - Heqjen e Pakos, bashkimin kombëtar. Tituj të tjerë: Ndërroi jetë aktori i madh Bekim Fehmiu Ideja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për krijimin e një tryeze kombëtare, nuk ka marrë mbështetje - Injorohet ideja e Haradinajt Inteligjenca financiare kalon te vendorët "Kosova Sot" Intervistë ekskluzive me liderin e lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti - Lëvizja që do ta ndryshojë shtetin Tituj të tjerë: Jap dorëheqje nëse nuk rriten pagat Miratohet strategjia për sigurinë "Vetëvendosje" për bashkim. Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu Editoriali - UNMIK-u, përgjegjës për dështimin në trajtimit e krimeve të luftës "Infopress" Isa Mustafa, diler i BMË-së - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa edhe biznesmen i suksesshëm Tituj të tjerë: Mbështetje unike - Kryeministri Thaçi, deklaratën e GDN-së e ka cilësuar si mbështetje unike ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe orientimin evropian të saj Është ndarë tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu Drejt zbatimit të plotë - Në dyvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, zbatimi i saj në disa pjesë të Kosovës mbetet ende sfidë. U mohohet prona nga malazezët - Hajredin Kuçi ka pritur të martën një grup qytetarësh të më shumë se 20 fshatrave të Komunës së Pejës Ligji (s)'i lejon Kurtit kandidim në zgjedhje Editorial - Tri dimensionet e luftës kundër korrupsionit /a.ke/
KOMENTE