Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit cenojnë pavarësinë e institucioneve
English

PS: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit cenojnë pavarësinë e institucioneve

Tiranë, 16 qershor, NOA – Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit janë një hap mbrapa nga ana e mazhorancës dhe çojnë në thellimin e krizës institucionale në vend.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për situatën politike në vend.

Sipas njoftimi të PS-së, deputetët e kanë diskutuar mbi qëndrimin “refraktar dhe bllokues të mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike, institucionale e ekonomike”.

Në mbledhjen e sotme grupi i deputetëve të PS-së, vlerësoi se ndryshime në rregullore janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe “bien ndesh me praktikat më të mira parlamentare europiane të rregulloreve të funksionimit të parlamenteve”.

Gjithashtu deputetët socialistë e konsiderojnë këtë akt të mazhorancës një hap më shumë për thellimin e krizës politike drejt institucioneve kushtetuese, duke cenuar rëndë drejtpërsëdrejti pavarësinë e tyre, thuhet në njoftimin e PS.

m.xh/NOA

KOMENTE