Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strategjia e Autizmit, Vasili: Përfundon në mars 2011
English

Strategjia e Autizmit, Vasili: Përfundon në mars 2011

Tiranë, 16 qershor, NOA - Për herë të parë Shqipëria do të ketë një strategji kombëtare për Autizmin, sëmundja që po prek gjithnjë e më shumë fëmijë në vendin tonë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka urdhëruar ngritjen e 2 grupeve të punës, njëri grup i cilësuar referent i cili drejtohet nga vetë ministri dhe që do të miratojë strategjinë kombëtare.

Grupi tjetër përbëhet nga specialistë të sëmundjes të cilët do të mbledhin informacionin e nevojshëm për strategjinë.

Strategjia kombëtare do të hartohet në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët Shqiptarë” të drejtuar nga zonja Liri Berisha.

Në fjalën e tij, Vasili tha se për herë të parë fëmijët autikë do të trajtohen me profesionistë, dhe në bazë të strategjisë do të përcaktohen mënyrat e trajtimit sa më profesional të tyre. Gjithashtu, strategjia do të ndihmojë në informacione më të sakta për sëmundshmërinë në vendin tonë.

“Kjo strategji do të ndihmojë për statistika të sakta në lidhje me numrin e fëmijëve autikë në vendin tonë. Ne dimë se ka shumë më tepër fëmijë që vuajnë nga autizmi sa trajtohen sot në spital, ndaj informacionet që do të mbledhim do të na ndihmojnë të kemi një panoramë më të qartë për sëmundjen që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit”, tha Vasili.

Sipas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë, brenda muajit tetor, grupi teknik do të prezantojë informacionin e mbledhur të strukturuar si dhe një draft paraprak të strategjisë për aprovim tek grupi referent. Brenda muajit shkurt 2011 grupi teknik do të finalizojë strategjinë për autizmin në Shqipëri dhe do të paraqesë për miratim pranë grupit referent. Ky grup i kryesuar nga ministri i shëndetësisë do të bëjë miratimin dhe lancimin e dokumentit strategjik brenda muajit mars të vitit të ardhshëm.

b.a/NOA

KOMENTE