Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Bashkia Bllokon Rrugën E Dibrës, Ndërkohë Që Kaosi Në Trafik Vazhdon
English

Tiranë, Bashkia Bllokon Rrugën E Dibrës, Ndërkohë Që Kaosi Në Trafik Vazhdon

TIRANA, 16 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan të ri masash në lidhje me devijimin e trafikut si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", gjë që ka shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve. Sipas bashkisë së Tiranës, "masat e marra do të mundësojnë shmangien e trafikut dhe garantimin e punimeve për rigjallërimin e sheshit "Skënderbej", por deri tani në rrugët e kryeqytetit është e pamundur të lëvizet me makina. Bashkia e Tiranës njoftoi sot devijimin e fluksit të trafikut, nga dita e nesërme, në rrugën e "Dibrës", me drejtim djathtas në rrugën "Bardhok Biba" dhe "Urani Pano". Sipas bashkisë, "me përfundimin dhe shmangien e trafikut të rrugës së "Dibrës" kompletohet kantieri i ndërtimit për këtë fazë punimesh". "Ndërkohë pritet të ketë edhe devijime të tjera të trafikut në ditët në vijim, pasi do të ketë hapje të segmenteve në të cilat ka mbaruar procesi i ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe bllokime të segmenteve të tjera", thekson Bashkia. Shmangia e trafikut në rrugët e Tiranës ka filluar me rrugën e Kavajës, e cila ka hyrë në Unazën e Vogël, ka vijuar me rrugën e Durrësit, me të gjitha ndërhyrjet anësore, si dhe me rakordimet e rrezeve të kthimit, aty ku ka pasur probleme, siç është rasti tek kryqëzimi përpara selisë së PS-së. Sipas Bashkisë, "pritet edhe aplikimi i një skeme të re e respektimit të stacioneve për linjat e transportit publik, të itinerareve dhe menaxhimit të tyre". Deri tani devijimet e trafikut nga ana e Bashkisë kanë sjellë vetëm kaos në rrugët e kryeqytetit dhe një devijim tjetër i trafikut mund të sjellë probleme më të shumta për shoferët e kryeqytetit. Mijëra qytetarë e shohin veten të bllokuar në trafik si asnjëherë tjetër, kur nuk mund të lëvizin me makinë thuajse në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit, që gjendet i paralizuar nga trafiku i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban. Kaosi, që nis në orët e para të mëngjesit, vijon të rëndohet akoma më shumë me kalimin e orëve. Dhe ndërsa ky kaos vazhdon, qytetarët e Tiranës janë më të alarmuar pasi qëndra do të vijojë të mbetet e bllokuar edhe pas perfundimit të punimeve, sepse parashikohet të jetë vetëm për këmbësorë. Dhe në kushtet kur ende nuk ka asnjë projekt për rregullimin e trafikut, për të gjithë mbetet paniku i sfidës për lëvizjet me makinë në akset kryesore të kryeqytetit./s.s./
KOMENTE