Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën 4 shtëpi në Korçë, kapen 2 grabitësit
English

Vodhën 4 shtëpi në Korçë, kapen 2 grabitësit

Korçë, 16 Qershor, NOA – Rezultonin bashkëpunëtorë në katër vjedhje shtëpish të realizuara së bashku, e për këtë arsye, katër persona nga qyteti i Korçës janë vënë në prangat e policisë.

Lajmi raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilave, të ndaluarit mësohet se janë Erjon Xhaxho, 34 vjeç dhe Deko Hyska, 27 vjeç; që të dy banorë në Korçë.

Shtëpia e parë, për të cilët ana rezultojnë të jenë autorë të vjedhjes, mësohet se është ajo e një personi me inicialet A.H, ndodhur në 9 shkurt të këtij viti, ku kanë marrë 500.000 lekë të reja si dhe 2.000 euro.

Ndërsa shtëpia e dytë është vjedhur prej tyre në mes të muajit qershor, dhe rezulton të jetë në pronësi e një personi me inicialet A.M.

Mësohet se dy të lartpërmendurit kanë mundur të marrin prej saj shumën e 24.000 lekëve të reja, 100 eurove, si dhe 2 aparate celulare.

Kurse dy shtëpitë e tjera, të radhës, ku dy të prangosuri kanë kryer grabitje mësohet të kenë ato të një gruaje me inicialet V.H dhe të një burri me inicialet Q.M.

Tek e para mësohet se ata kanë mundur të grabisin 27.000 lekë të reja, ndërsa tek e dyta kanë marrë 1.200 lekë të reja, si edhe një orë xhepi.

Materialet për këte rast i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme mbi veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE