English

Zajmi : Raporti I Departamentit Amerikan Të Shtetit Vlerëson Angazhimin E Qeverisë Për Të Luftuar Trafikun Njerëzor

TIRANË, 16 Qershor/ ATSH- Mira Shkurta /Zvndësministrja e Brendëshme , Iva Zajmi, vlerësoi sot se "Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi trafikimin e qenjeve njerëzore, rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Përmes një deklarate për mediat, zëvendësministrja Zajmi u shpreh se "ky Raport, ashtu sikurse edhe vlerësimet që vendet e tjera kanë bërë për arritjet e qeverisë shqiptare në këtë fushë, konfirmon angazhimin e qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenjeve njerëzore dhe vë në dukje rezultatet e arritura gjatë vitit 2009 në luftën kundrër trafikut të qenjeve njerëzore". Zajmi tha gjithashtu se Raporti vlerëson edhe masat e marra nga qeveria për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, në përputhje me kërkesat e mekanizmit kombëtar të referimit. Në të njëjtën kohe, Zajmi shprehu keqardhjen për interpretimin abuziv të këtij raporti nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke e konsideruar atë një vazhdim të agresionit të z. Rama për të penguar liberalizimin e vizave. Zajmi i kërkoi liderit të PS të heqë dorë nga agresioni kundër interesave jetike të shqiptarëve, siç është edhe liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Europian./a.gj/
KOMENTE