Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK & EDEN: 8 kimikate të rrezikshme në mallrat ushqimore në Shqipëri
English

ZMK & EDEN: 8 kimikate të rrezikshme në mallrat ushqimore në Shqipëri

Tiranë, 16 qershor, NOA – Ushqimet që tregtohen në Shqipëri, si buka, sallamet, embëlsirat, pijet freskuese, etj, përmbajnë tetë kimikate të rrezikshme, ende të panjohura nga konsumatori, edhe pse ato janë të shënjuara në etiketat e produkteve që ata blejnë në treg.

Këtë shqetësim e kanë shprehur sot Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Qendra EDEN, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, të cilët në mjediset e AUK shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me dyshimet për prezencën e disa kimikateve në ushqimet që tregtohen rëndom në vendin tonë, dhe që përgjithësisht edhe pse janë të publikuara në etiketa nuk shoqërohen me paralajmërime për konusmatorët, sikundër ndodh në tregjet evropiane.

ZMK dhe Qendra Eden iu referuan disa kimikateve të vlerësuara për rrezikshmërinë e tyre nga autoritetet europiane të sigurisë ushqimore.

Jonida Mamajm, koordinatorja e projektit të Qendrës Eden prezantoi para autoriteteve të sigurisë ushqimore listën e kimikateve të rrezikshme, që sipas dyshimeve mund të gjenden tek buka, sallamet, ëmbëlsirat, pijet freskuese, buka, etj. Pas paraqitjes së kërkesës së paraqitur nga ZMK dhe EDEN, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur studimin shkencor të problemit dhe po punon për identifikimin e produkteve, por edhe për të ndërmarrë masa ligjore për të parandaluar rrezikshmërinë në tregje si dhe për të detyruar tregtuesit dhe importuesit e mallrave ushqimore, që të reduktojnë rreziqet e kimikateve përkatëse në treg, dhe t’i japin mundësi konsumatorëve të njihen me këto risqe.

ZMK dhe qendra EDEN paraqitën edhe planin e tyre për të monitoruar në mënyrë paralele tregjet nëpërmjet një pyetësori me listën e produkteve ushqimore në tregjet shqiptare që përmbajnë kimikatet e rrezikshme, të ndaluara edhe nga autoritetet evropiane të sigurisë së ushqimit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AUK) do të bashkëpunojë me ZMK, në Karvanin e Konsumatorëve, një nismë që do të nisë nga 1-15 gushti në të gjitha plazhet e Shqipërisë, për të ndërgjegjësuar konsumatorët për të drejtat e tyre, për t’i paralajmuëruar për rreziqet nga këto kimikate tani në stinën e nxehtë si dhe për tu dhënë mundësinë të ankohen për papërgjegjshmërinë e prodhuesve të ushqimeve.

mit/NOA

KOMENTE