English

Ankara - Media: Turqia Ul Nivelin E Marrëdhënieve Me Izraelin Në Rang Ambasadorësh

ANKARA, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin do të reduktohen në nivel ambasadorësh, njoftoi gazeta turke ''Zaman'', pas masave që Ankaraja do të marrë ndaj Tel Avivit pas incidentit më 31 maj me flotiljen humanitare për Rripin e Gazës. Sipas burimeve diplomatike, marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve mund të mbeten në rangun e ambasadorëve të paktën për 10 vjet. Ndërkohë, gazeta ''Milet'' publikoi katër kërkesa që Turqia i ka dorëzuar Izraelit pas sulmit ku u vranë nëntë turq. Kushtet janë që Tel Avivi t'i kërkojë ndjesë zyrtare Ankarasë, që të dëmshpërblejë familjet e të vrarëve, që të formojë komision për hetimin e incidentit dhe që të kthejë menjëherë anijet e sekuestruara humanitare. Një pjesë e medias turke tha se qeveria do të marrë sanksione ndaj Tel Avivit nëse për 10 ditë nuk merr ndjesën zyrtare nga Izraeli./ a.jor.
KOMENTE