Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 17 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 17 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BRUKSEL - Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të mblidhen sot për një samit të rëndësishëm ku ata do të diskutojnë për ashpërsimin e disiplinës buxhetore dhe në lidhje me drejtimin ekonomik të përbashkët, ndërkohë që kriza e borxhit në zonën euro vazhdon të rrisë shqetësimin. Samiti do të konfirmojë mbështetjen e tij për një taksë evropiane mbi bankat. JOHANESBURG/BLOEMFONTEIN/POLOKWANE - Kampionati Botëror i Futbollit me ndeshjet e dyta në grup nga Argjentina dhe Franca. Në Johanesburg: Argjentinë - Kore e Jugut në Bloemfontein: Greqi - Nigeri, në Polokane: Francë - Meksikë. TË TJERA -------------- KIRGHIZSTAN/UZBEKISTAN (Azi Qendrore) OCH/BISHKEK/ANDIJAN - Ndjekje e situatës në Kirgistan pas dhunës ndëretnike ku si pasojë humbën jetën të paktën 190 persona dhe u larguan rreth 100 000 persona drejt Uzbekistanit fqinj. TOKIO - Presidenti afgan, Hamid Karzai në Japoni, për një vizitë pesë ditore. UASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pret Tony Blair, i dërguari special i Kuartetit për Lindjen e Mesme. BIRMANI - Të paktën 46 persona humbën jetën në veriperëndim të Birmanisë si pasojë e përbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë gjithashtu dhe rajonin fqinj. MADRID - Qeveria socialiste e Jose Luis Rodriguez Zapatero paraqet në Këshillin e Ministrave projektreformën për tregun e punës në vend/ /ec/ a.jor
KOMENTE