Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Udhërrëfyesi për vizat ndaj Kosovës, deri në fund të verës
English

BE: Udhërrëfyesi për vizat ndaj Kosovës, deri në fund të verës

Prishtinë, 17 Qershor, NOA - Thellimi i përkushtimit të institucioneve të Kosovës për perspektivën evropiane si edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës apo marrëveshja tregtare me Bashkimin Evropian kanë qenë në qendër të një takimi që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Bruksel me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule.

Lajmi bëhet i ditur nga qeveria e Kosovës, sipas të cilës, palës kosovare i është shprehur qëndrimi se deri në fund të verës pritet që Kosova të pranojë Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.

“Kosova është në pritje të rekomandimeve të BE-së për pyetësorin për marrëdhëniet tregtare. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përgatitur dhe e gatshme për pranimin e Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, theksoi Thaçi, duke shtuar se Kosova ka ndërtuar raporte shumë të mira me fqinjët, me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si dhe është e interesuar të ndërtojë raporte të mira fqinjësore, si dy shtete të pavarura edhe me Serbinë, në shërbim të bashkëpunimit rajonal.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian thuhet ta kenë falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi për suksesin e arritur nga qeveria e Kosovës në përmbushjen e kritereve teknike në funksion të pranimit të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.

n.e/NOA

KOMENTE