Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Merkel: Bankat Dhe Tregjet Financiare Duhet Të Taksohen
English

Ekon - Merkel: Bankat Dhe Tregjet Financiare Duhet Të Taksohen

BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel rikonfirmoi sot mbështetjen e vendit të saj si dhe të Francës për një taksim të bankave dhe tregjeve financiare duke shtuar se përgjegjësit e krizës duhet të kalojnë në arkë. "Ne do të përgatisim takimet e G20-s dhe G8-s për të arritur një qëndrim evropian më të bashkuar. Ky qëndrim ka të bëjë me taksimin e bankave dhe tregjeve financiare'', theksoi Merkel para takimit me presidentët dhe kryeministrat e shteteve të BE-së në Bruksel. Franca dhe Gjermania shpresojnë që Evropa të bjerë dakort për taksimin e bankave. Asnjë konsensus nuk u arrit në takimin e fundit të G20-s, që mblodhi vendet më të pasura dhe me ekonomi në zhvillim të globit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE