Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali Ndërkombëtar i traditave popullore në Torino, Shqipëria prezantohet me japrak
English

Festivali Ndërkombëtar i traditave popullore në Torino, Shqipëria prezantohet me japrak

Torino, 17 qershor, NOA - Në promovimin e kulturës artit dhe traditave, ky festival ndërkombëtar ka pjesëmarrës për herë të parë edhe komunitetin shqiptar në Torino. Për 3 dite me radhë, në datat 18,19 dhe 20 qershor edhe Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival ndërkombëtar, që do të zhvillohet në qendrën historike të qytetit të Torinos duke shpalosur traditat dhe kulturën e tyre, së bashku me komunitetet e huaja që jetojnë në këtë qytet.

Prezantimi i komunitetit shqiptar do të nisë me një performancë të artistëve të rinj të vendit tonë që jetojnë në Torino të cilët në datën 18 qershor do të sjellin në skenë për të gjithë artdashësit një pjesë të komedisë Pallati 176.

Konfirmohet edhe pjesëmarrja e aktores së mirënjohur, Eva Alikaj, e cila është një nga aktoret kryesore të kësaj komedie, të shfaqur për herë të parë në vitin 1985. Spektakli do të shfaqet në orën 20.00-21.00, Piazza Carignano.

Më datën 20 qershor Shoqata Kulturale “ Zëri i Arbërit” ( Alba) do të propozojë përpara të pranishmëve artin e kuzhinës shqiptare

Japraka, një pjatë tipike e qytetit të Elbasanit do të jetë dhe receta e cila do t’i serviret publikut shoqëruar dhe me gojëdhënat e traditës.

Gojëdhënat e ushqimit do të mund të ndiqen në orën 11.00-12.00 në Piazza Castello – Area Oralità del Cibo.

Një ekspozitë me veshjet tradizionale dhe mënyrën e të krijuarit të këtyre veshjeve, por në të njëjtën kohë dhe materiale të tjera për shtëpinë i përkasin Zonës së Zadrimës dhe Gurit të Zi. Ekspozita organizohet nga Shoqata kulturore “Zëri i Arberit” (Alba).

Festivali i gojëdhënave popullore vendos në plan të parë komunikimin.Servirja e kulturës së popujve shoqërohet me gojëdhënat mbi historinë e saj, që ndërthuren për të na dhënë një tablo më të qartë të vendit që kemi përballë.

m.s/NOA

KOMENTE