Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule: Udhërrëfyesi i vizave për Kosovën, në fund të vitit
English

Fule: Udhërrëfyesi i vizave për Kosovën, në fund të vitit

Prishtinë, 17 qershor, NOA - Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fule, ka siguruar kryeministrin Hashim Thaçi se Kosova, deri në fund të vitit, do të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në Bruksel është biseduar për angazhimin e institucioneve të Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, për liberalizimin e vizave, si dhe për marrëveshje tregtare në mes të BE-së dhe Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova ka raporte të shkëlqyera me fqinjët e saj dhe se Prishtina është e interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, në nivelin e dy shteteve fqinje, të pavarura dhe sovrane.

m.xh/NOA

KOMENTE