Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi në Kosovë: Duhet të krijojmë treg mbarëshqiptarë
English

Idrizi në Kosovë: Duhet të krijojmë treg mbarëshqiptarë

Prishtinë, 17 qershor, NOA – Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet ka deklaruar në takimet me drejtuesit e qeverisë dhe partive politike në Kosovë se duhet të krijohet një treg i përbashkët mbarëshqiptarë.

Në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, drejtuesit kryesorë të Partisë Drejtësi dhe Unitet zhvilluan një takim në zyrat e Aleancës Kosova e Re, ku u prit nga nënkryetari i kësaj force, Ibrahim Gashi.

Kryetari i PDU-së, Idrizi vlerësoi kontributin e dhënë nga kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli mbi zgjerimin e njohjeve të Kosovës nga shtete të tjera të botës, si edhe deklaroi nevojën për të pasur një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet forcave të ndryshme politike dhe shoqërisë civile në Shqipëri dhe Kosovë.

Idrizi theksoi nevojën për krijimin e një tregu unik, njësi e vetme ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. “Një treg prej 7 milionë banorësh është gjithnjë më tërheqës, sesa dy tregje të copëzuara siç jemi tani”, tha Idrizi.

Nga ana e tij, z. Ibrahim Gashi theksoi nevojën e një politike kombëtare dhe shprehu “admirimin tim dhe të forcës që përfaqësojë për punën që keni bërë deri tani”. Sipas tij, shumica e çështjeve kombëtare kanë marrë rrugën e zgjidhjes, ose së paku kanë pësuar një përmirësim cilësor, e tashmë ka mbetur çështja çame.

m.xh/NOA

KOMENTE