Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha Takohet Me Perfaqesues Te Kompanive Te Huaja
English

Kryeministri Berisha Takohet Me Perfaqesues Te Kompanive Te Huaja

TIRANE, 17 Qershor/ATSH/. - Përfaqësues të kompanive të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri, u pritën sot nga Kryeministri Berisha. Sipas zyres se Shtypit te kryeministrise, kreu i Qeverise priti sot Presidentin e shoqërisë turke BESET, Mehmet Beset dhe menazherin egzekutiv Arda Beset, një kompani nga më të mëdhatë në Turqi, e përqëndruar në fushën e turizmit. Investitorët turq shprehën interesin për të investuar në Shqipëri për ngritjen e një nga komplekseve më të mëdha turistike të ujërave termale dhe terapisë në Europë, pasi kompania zotëron edhe një "Welleness Town" nga më të njohurit në botë në Cesme të Izmirit. Kryeministri Berisha mirëpriti interesin e tyre dhe siguroi se qeveria do të mbështetë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të patur një histori suksesi. Kreu i Qeverisë priti gjithashtu përfaqësues të kompanisë italiane "Rotor Service" të kryesuar nga Marco Savoia dhe përfaqësues të qarkut Gjirokastër, të cilët shprehën interesin për riaktivizimin e aeroportit të qytetit të gurtë. Gjithashtu, investitorët italianë kërkuan të zhvillojnë fluturimet charter si edhe ato të brendshme nga ky aeroport, sikundër edhe hapjen e një shkolle aeronautike. Kryeministri u shpreh se zgjedhja e tyre është me interes dhe e mirëpritur dhe se do të ketë mbështetje brenda kuadrit ligjor të vendit. /a.ke/
KOMENTE