English

Malavi Rikonfirmon Perkrahjen E Fuqishme Per Kosoven

PRISHTINË, 17 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Republika e Malavit ka rikonfirmuar sot përkrahjen e fuqishme për popullin dhe institucionet e Republikën e Kosovës. Mbështetja e këtij vendi u dëshmua sërish sot edhe me pritjen madhështore që i bëri Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili, me ftesë të Presidentit Bingu Wa Mutharika, ka nisur vizitën zyrtare në këtë vend. Nga Presidenca kosovare njoftohet se nje ceremoni e veçantë u organizua nga Këshilli i Qytetit Lilongwe, në të cilën Presidentit Sejdiu në mënyrë simbolike iu dorëzua çmimi "Qytetar Nderi", si dhe iu dha "Çelësi i Qytetit". Presidenti Sejdiu tha se "Për ne është e një rëndësie të veçantë kjo vizitë zyrtare që po bëj më ftesë të Presidentit Mutharika në Malavi. Unë jam këtu për të përcjellë falënderimet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për vendimin e marrë nga Ju muaj më parë për ta njohur Republikën e Kosovës. Jam i impresionuar me pritjen e jashtëzakonshme që më keni bërë mua dhe përfaqësuesve të tjerë të vendit tim. Ju them se për ne do të mbetet në kujtesën tonë gjithmonë mbështetja që na keni dhënë dhe miqësia jonë, e cila po ndërtohet çdo ditë e më shumë". /a.ke/
KOMENTE