Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Berlin: Gjermania nuk do ta shkurtojë ndihmën për Shqipërinë
English

Meta në Berlin: Gjermania nuk do ta shkurtojë ndihmën për Shqipërinë

Berlin, 17 Qershor, NOA - Megjithë krizën ekonomike dhe kursimet e mëdha, Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë. Kjo u bë e qartë gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta në Berlin.

“200 milionë euro ka planifikuar të shkurtojë ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik, por pjesa që i takon Shqipërisë nuk do të preket”, i tha Deutsche Velle sekretarja e shtetit, Gudrun Kopp.

“Me Shqipërinë ne kemi një bashkëpunim të qwndrueshëm prej tashmë dy dekadash dhe në vitet e ardhshme 2010 deri në 2012 kemi rënë dakord për një shumë prej 72.2 milionë euro për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit”, saktësoi ajo.

Protokolli i bashkëpunimit bilateral është nënshkruar para disa javësh në Tiranë dhe parasheh një ndihmë të mëtejshme të Gjermanisë në sektorin e ujësjellësve, të kualifikimit profesional, apo energjetik.

Më shumë investime gjermane

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, me këtë rast theksoi se ky bashkëpunim ndërmjet dy qeverive duhet të pasohet nga më shumë investime në vend.

Mbas takimit ai i tha Deutsche Velles: “Shumë e rëndësishme për të ardhmen mbetet jo vetëm bashkëpunimi ekonomik midis dy qeverive, por edhe nxitja e interesave ekonomike dhe të biznesit, sidomos në drejtim të inkurajimit të më shumë investitorëve gjermanë për të investuar në Shqipëri: Në energji, infrastrukturë, turizëm dhe në shumë fusha të tjera. Për këtë ne kemi rënë dakord për të intensifikuar aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen edhe në Shqipëri, edhe në Gjermani”.

Një impuls në drejtim të rritjes së marrëdhënieve tregtare pritet të japë edhe marrëveshja bilaterale për bashkëpunimin detar, e cila po ashtu nënshkruhet në Berlin gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Ilir Meta.

Meta u shpreh edhe për më shumë bashkëpunim ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të tjera të rajonit. “Pasi dihet se investitorët gjermanë kanë interes të investojnë në të gjithë rajonin dhe ata dhe unë e sigurova sekretaren e shtetit se Shqipëria është një vend, i cili po fiton një rëndësi gjithnjë e më të madhe strategjike për investitorët e huaj”, tha ai.

Lufta kundër korrupsionit

Me vëmendje po vëzhgon Gjermania luftën e qeverisë shqiptare kundër korrupsionit: “Kjo është një temë e vazhdueshme në Parlamentin Gjerman dhe u binda se qeveria shqiptare, së bashku me strukturat legale në vend, po përpiqet të arrijë përmirësime”, vlerësoi Kopp më tej.

DVelle

KOMENTE