English

Nis Seanca Plenare E Kuvendit

TIRANË, 17 Qershor/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë nisi të enjten paradite punimet e seancës plenare me diskutimet jashtë rendit të ditës, ku deputetë të të dy palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit. Axhenda e seancës së sotme parashikon ndër të tjera, shqyrtimin e "marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve EFTA dhe të marrëveshjeve për bujqësinë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihteinshteinit, Republikës së Shqipërisë e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj". Ndërsa projektvendimi "Për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë", i planifikuar për t'u shqyrtuar sot, është shtyrë për seancën e ardhshme./a.s/k.sh/
KOMENTE