Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis trajnimi i specialistëve për fëmijët autik
English

Nis trajnimi i specialistëve për fëmijët autik

Tiranë, 17 qershor, NOA - Fondacioni i Fëmijëve Shqiptar ka filluar trajnimin e specialistëve të Qendrës "Fluturo për Jetën" me metodat më bashkëkohore të trajtimit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Ky trajnim bëhet në kuadër të Projektit: “Program Formimi në ndërhyrjet e sjelljes për trapist fëmijësh me çrregullime të spektrit autik”.

Projekti është një bashkëpunim i Fondacionit Fëmijët Shqiptar me asistencë profesionale nga “Autism Speaks” ne New York dhe ma financim nga Fondacioni Vodafone Albania.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 1 vjeçare gjatë së cilës specialistët e Qendrës do të trajnohen, mbikëqyren dhe certifikohen profesionalisht nga ekspertë Amerikan të “Autism Speaks” në New York.

Në kuadër të këtij projekti do të hartohet një model trajnimi në shqip i cili do të përdoret më pas për të trajnuar dhe certifikuar specialistë të qendrave të tjera në këtë fushë.

Gjithashtu nëpërmjet këtij projekti, Fondacioni Fëmijët Shqiptar sjell në Shqipëri modelin “Standard” të trajtimit të fëmijëve autik si dhe do të realizojë ndërtimin e infrastrukturës për trajnimin në distancë të specialistëve.

Përfitues të projektit do të jenë fëmijët autik, familjet e tyre, si dhe profesionistët e asistencës së drejtpërdrejtë terapeutike për fëmijët autikë në Shqipëri.

m.xh/NOA

KOMENTE